albacrack
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rumiu, idhull i amerikanėve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlBa-Boy
Anėtar i ri
AlBa-Boy


Numri i postimeve : 100
Aktiviteti :
Rumiu, idhull i amerikanėve Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Rumiu, idhull i amerikanėve Right_bar_bleue

Registration date : 15/07/2008

Rumiu, idhull i amerikanėve Empty
MesazhTitulli: Rumiu, idhull i amerikanėve   Rumiu, idhull i amerikanėve Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 12:53 pm

Rumiu, idhull i amerikanėve 1832



Rumiu, idhull i amerikanėve
….botimet me siglėn e tij radhiten nė listėn e librave mė tė shitur (bestseller).
E martė, 30 Tetor 2007 10:53



Rumiu, idhull i amerikanėve


Nė rast se Mevlana Jalal-ad-Din Muhammad Balkhi, shkurt Rumiu, lindur nė zemėr tė Azisė (Iran), nė shekullin e 13 tė erės sonė, do tė ishte vonuar edhe pak vjet pėr tė mbėrritur nė SHBA, UNESCO, pjesė e OKB-sė, as qė do ta kishte marrė guximin ta shpallte vitin 2007 si "Vitin Ndėrkombėtar tė Rumiut". Por, pėr fat tė mirė, Rumiu zbarkoi nė Amerikė pėrpara Bin Laden, si njė kundėrthėnie dhe kundėrvėnie ndaj mynxyrės sė 11 shtatorit 2001. Nė tė kundėrt, fat i keq qė nė kėtė botė politika dhe dhuna ende kanė epėrsi mbi kulturėn dhe dashurinė.


Poeti pers i shekullit tė 13-tė u konsiderua si zbulim nė Amerikėn e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė 20-tė. Pėrkthimi dhe botimi i tij nė "Tokėn e Re" pėrkoi me rrėzimin e "perdes sė hekurt" midis Lindjes dhe Perėndimit. Brenda njė kohe tė shkurtėr Rumiu fitoi popullaritet te lexuesit perėndimorė, ndėrkohė qė vepra e tij pėr nga forca e ndikimit nisi tė krahasohet me atė tė gjigantėve Shekspir dhe Dante. Brenda dy dekadash Rumiu u bė njė nga poetėt mė popullorė nė Amerikė dhe tani konsiderohet si njė nga poetėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave.

Pyetja qė shtronin disa me kėtė rast ishte: Si ka mundėsi qė nė atmosferėn negative kundėr myslimanėve, njė poet mistik mysliman i devotshėm, lindur nė Azinė Qendrore 8 shekuj mė parė, tė bėhej pra poeti mė i shitur nė USA? Ku qėndronte enigma? Fansat e Rumiut nė SHBA, nė vend qė tė tkurreshin, u shumėfishuan; botimet me siglėn e tij radhiten nė listėn e librave mė tė shitur (bestseller). Pėr mė tepėr, njė nga botuesit dhe promovuesit kryesorė tė tij ishte me gjak hebreu.

Shahram Shiva, rumiologu perso-hebro qė jeton nė SHBA, pėrkthyes nė anglisht dhe autor librash e koncertesh pėr Rumiun, shpjegon se poeti i madh pers nuk fyen e provokon askėnd. Pėrkundrazi, ai i fton tė gjithė, kėdo, drejt pėrsosjes dhe dashurisė. Bota e Rumiut nuk ėshtė botė e ekskluzivitetit dhe e kufijve qė ndajnė racėn njerėzore apo popujt nė grupime tė caktuara. Sipas Shivas, qė i referohet thelbit artistik tė Rumiut, njė qenie njerėzore e kompletuar nuk mund tė ketė kufij dhe kufizime kulturore. Arti i Rumiut ėshtė art pėr tė gjithė, qė emocionon dhe emancipon njėsoj nė Paris, Nju-Jork, Stamboll, Teheran apo Egjipt. Poemat e Rumiut mund tė dėgjohen nė xhami, kisha, sinagoga, manastire, ashtu si edhe nė skenat laike tė kryeqyteteve artistike. Rumiu flet tani nė 25 gjuhė tė botės dhe jo vetėm nuk duket 8 shekuj pas, por mbase ėshtė po kaq pėrpara. Persi plak qė shkroi nė njė nga gjuhėt e vjetra tė kulturės, ndjehet sot bashkėkohės dhe mirėkuptohet me yjet e muzikės "Pop" apo artistėt e Hollivudit qė sfilojnė me vargjet e tij. Rumiu bashkon, nuk ndan; Rumiu pėrkėdhel, nuk godet; Rumiu ngre ura, jo kėshtjella e barrikada mes popujve.

Nga njė sondazh i realizuar rreth shkaqeve tė popullaritetit tė jashtėzakonshėm tė Rumiut nė SHBA, mes njė duzine tė tyre, veēohet fakti qė poezia dhe vepra e Rumiut konsiderohet si njė urė kulturore ("cultural bridge") mes disa popujve tė Lindjes, si iranianėve (persėt), turqve, afganėve, arabėve. Dhe mė tej, kjo "urė" lidh kėto bashkėsi me amerikanėt.


Siē konstatojnė studiuesit, rėndėsia botėrore e veprės sė Rumiut lidhet me karakterin internacional, mbikufitar, me cilėsinė mbi- dhe ndėr-fetare.

Pėr rolin filozofik-botėkuptimor qė ka luajtur nė historinė e mendimit tė popujve tė Lindjes, Rumiu ėshtė mbiquajtur "mevlana" (persisht: "moulana"), njė titull shumė i lartė, qė u rezervohet udhėheqėsve shpirtėrorė.
Vepra mė e njohur e Rumiut, "Mathnawi" ("masnavi", "mesnevi" - fjalė pėr fjalė "kuplete shpirtėrore" - "spiritual couplets"), u shkrua nė pleqėrinė e tij.


"Masnavitė" (kupletet shpirtėrore) e Rumiut janė pėrkthyer nė shumicėn e gjuhėve tė botės. Botimi nė anglisht, nė SHBA, shėnoi rekordin prej miliona kopjesh, duke u shpallur libri mė i shitur pėr vitet 2004 e 2007.

Por Rumiu nuk mbeti vetėm idhull i lexuesve tė thjeshtė. Shumė shpejt ai u bė edhe burim i ri tėrheqės pėr artin dhe artistėt modernė. Kėngėtarja me famė botėrore, Madonna, ka marrė tekste pėr kėngėt e veta nga "Masnavitė" e Rumiut. Ka pasur edhe nisma skenaristėsh tė shquar pėr tė bėrė jetėn e tij objekt tė filmave artistikė. Disa tekste tė Rumiut janė bėrė tekste kėngėsh edhe pėr kėngėtarė tė tjerė tė shquar perėndimorė. Shumica e teksteve tė kėngėve tė njohura nė Perėndim, si "A Prayer" ("Lutje"), janė marrė pikėrisht nga vėllimi i botuar nė SHBA me titullin "Word of Paradise" - "Fjalėt e parajsės".

Poemat mė tė njohura pėr dashurinė qė krijoi Rumiu janė pjesė e repertorit tė aktorėve mė tė mėdhenj tė Hollivudit. Aktoret Goldie Hawn dhe Demi Moore i kanė recituar ato nėpėr mjedise elitare. Disku i Shahram Shivas, me titullin "Rumiu: i dehur nga dashuria" ("Rumi: Lovendrunk") ėshtė njė ndėr mė popullorėt nė gjithė tregjet e muzikės bashkėkohore botėrore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Rumiu, idhull i amerikanėve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albacrack :: SHKENC| ART | KULTUR| SPORT :: Kulturė-
Kėrce tek: