albacrack
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlBa-Boy
Anėtar i ri
AlBa-Boy


Numri i postimeve : 100
Aktiviteti :
Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė Right_bar_bleue

Registration date : 15/07/2008

Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė Empty
MesazhTitulli: Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė   Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė Icon_minitimeTue Jul 15, 2008 2:06 pm

Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė 4419


Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė
Dita Botėrore e Shėndetėsisė, 7 Prilli, u pėrkujtua nė tėrė botėn. Aktivitete rasti pati edhe nė Republikėn e Maqedonisė.
E mėrkurė, 09 Prill 2008 13:17
Sektori i Femrės pranė Forumit Rinor Islam organizoi dy tribuna shkencore pėr gjininė femėrore: nė Tetovė, nė Pallatin e Kulturės (me 7 Prill), dhe nė Shkup, nė lokalin "Kalabria" (me 8 Prill).

Duke pasur parasysh aktualitetin dhe shpeshtinė e pranisė sė sėmundjes te gjinia femėrore, tema e caktuar pėr kėto tribuna ishte:
"Kujdesi ndaj shėndetit (Llojet e kancerit - sėmundja e shpeshtė te gratė)"
Ligjėruese nė tribunat e lartpėrmendura ishin:
- Dr. Mirije Veseli, gjinekologe nga Tetova
- Dr. Afėrdita Ismaili, gjinekologe nga Tetova
- Mevlude Bajrami, teologe nga Republika e Kosovės
- Sumeje Peza, teologe nga Tetova
Nė praninė e njė numri tė konsiderueshėm tė pranishmeve, ligjėrueset folėn mbi rėndėsinė e shėndetit nė pėrgjithėsi, ndėrsa mbi sėmundjet e kancerit te gratė nė veēanti. Kujdes mė i madh iu dha kancerit tė gjirit si njė nga sėmundjet mė tė shpeshta dhe mė tė rrezikshme pėr gjininė femėrore.
Ligjėrueset mjeke treguan se kanceri i gjirit ėshtė sėmundje shumė e pėrhapur dhe serioze te gjinia femėrore, fatkeqėsisht nė tė shumtėn e rasteve edhe vdekjeprurėse nėse nuk merr trajtim tė shpejtė dhe tė duhur. Kjo bėn qė sėmundja nė fjalė tė kėrkojė qasje multidisciplinare, duke pėrfshirė kėtu angazhimin e mjekut tė pėrgjithshėm dhe gjinekologut, ku pacientet zakonisht kėrkojnė ndihmėn e parė; pastaj specialistin e radiodiagnostikės dhe patologun, tė cilėt kanė rol vendimtar nė diagnostikimin; ndėrsa nė fund kirurgun, onkologun dhe radioterapeutin, tė cilėt pėrfshihen nė shėrimin e kėsaj sėmundje.

Tė dy mjeket ligjėruese, edhe Dr. Mirije Veseli dhe Dr. Afėrdita Ismaili, treguan se kontrollimet e rregullta te mjeku gjinekolog parandalojnė llojet e kancerit nė gji dhe nė qafė te mitrės, andaj edhe rekomanduan qė gratė t'i nėnshtrohen kontrollit tė rregullt me ultrazė dhe PAPA test, nė mėnyrė qė pėrmes kėtyre kontrollimeve tė bėhet diagnostikimi i hershėm i sėmundjeve.
Ligjėrueset teologe nė kėto tribuna, Mevlude Bajrami dhe Sumeje Peza, folėn mbi rėndėsinė e shėndetit nga aspekti islam. Ato treguan mbi rėndėsinė e ruajtjes sė shėndetit nė bazė tė ajeteve kur'anore dhe haditheve pejgamberike. Po ashtu, u diskutua edhe mbi dobitė e abdesit, gusullit (pastrimit) dhe namazit nė aspekt shkencor, andaj edhe u tha se jo kot All-llahu i Madhėrishėm i ka caktuar kėto rregulla dhe parime tė cilat janė nė dobi tė njerėzimit.

Pas pėrfundimit tė ligjėratave pasuan edhe njė sėrė pyetjesh prej atyre qė ishin prezente nė kėto tribuna.

Nė fund tė tribunave nė fjalė, Sektori i Femrės pranė Forumit Rinor Islam shpėrndau pėr tė gjitha tė pranishmet edhe broshurėn e botuar me rastin e Ditės Botėrore tė Shėndetėsisė: "Duhani, Alkooli dhe Femrat", e cila flet mbi dėmin qė kanė kėto dy vese tė shėmtuara, duhani dhe alkooli, pėr shėndetin e femrės. Autore e broshurės nė fjalė ėshtė Dr. Samire Ademi - Lutolli.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tribuna shkencore me rastin e ditės botėrore tė shėndetėsisė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albacrack :: SHKENC| ART | KULTUR| SPORT :: Kulturė-
Kėrce tek: