albacrack
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sami Frashri

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Alkatos
Anėtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 13
Aktiviteti :
Sami Frashri Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Sami Frashri Right_bar_bleue

Registration date : 29/06/2008

Sami Frashri Empty
MesazhTitulli: Sami Frashri   Sami Frashri Icon_minitimeSun Jul 13, 2008 11:27 pm

Sami Frashėri (Sami Bey Frashėri) (1 qershor, 1850, Frashėr, Shqipėri – 18 qershor, 1904)

Rilindės i shquar, ideologu kryesor i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemseddin Sami. Lindi nė Frashėr tė Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e lindjes. Mė 1865 sė bashku me pesė vėllezėrit e tij dhe dy motrat u vendos nė Janinė. Kėtu sė bashku me Naimin, Sami Frashėri kreu shkollėn e mesme greke "Zosimea", ku pėrveē kulturės sė pėrgjithshme, pėrvetėsoi krahas greqishtes sė re e tė vjetėr edhe gjuhėn latine si dhe gjuhėn frėnge dhe atė italiane. Nga mėsuesit e medreseve tė Janinės mėsoi arabisht dhe persisht.

Mė 1872 u vendos nė Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte njė ndėr organizatorėt kryesorė tė "Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė drejtave tė kombėsisė shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i saj.

Sami Frashėri drejtoi revistat e para nė gjuhėn shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku shkroi njė varg artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhės shqipe" (1886), "Shkronjtore e gjuhės shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjė" (Gjeografia, 1888) nė gjuhėn shqipe. Nga veprat mė tė shquara tė kėtij mendimtari tė shquar, patriot, demokrat dhe iluminist ėshtė "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", botuar mė 1899 pa emėr autori nė Bukuresht. Ky traktat u bė manifesti i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe taktikėn e saj. Nė tė u shprehėn idealet demokratike tė zhvillimit politik e shoqėror tė vendit, tė zhvillimit tė arsimit, tė kulturės e tė shkencės. Sami Frashėri hartoi dhe njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, ai la gjithashtu nė dorėshkrim njė pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare.


Sami Frashėri me gruan e tij EminenėĒėshtjen shqiptare Sami Frashėri e mbrojti edhe nė organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi sidomos nė gazetėn turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashėri ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke dhe arabe duke pėrfshirė kėtu edhe revistat e gazetat qė i drejtoi duke botuar vetė nė to.

Ēėshtjen shqiptare dhe historinė e popullit shqiptar Sami Frashėri i trajton edhe nė veprat nė gjuhėn turke e sidomos nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i madh Sami Frashėri dha kontributin e tij tė vyer nė disa fusha tė shkencės ku u dallua si pėrfaqėsues i mendimit tė pėrparuar materialist, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr vendet e Lindjes. Ėshtė autor i fjalorit normativ tė gjuhės turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerėn e vet tė madhe edhe nė ditėt e sotme. Fjalori "Kamus-i türki"pėrmban mbi 40 mijė fjalė e shprehje gjuhėsore dhe ėshtė pajisur me njė parathėnie tė gjatė tė shkruar nga vetė Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e njė gjuhe letrare. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh frėngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frėngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashėri nė gjuhėn turke ėshtė Enciklopedia e tij "Kamus-ul alām" (1900) nė 6 vėllime, ku Samiu u jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare, figurave tė rėndėsishme qė ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Nė enciklopedinė e Samiut gjenden njoftime pėr institucionet shtetėrore, arsimore, fetare etj., si edhe tė dhėna gjeografike jo vetėm pėr qytetet dhe qendrat administrative mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė, por edhe pėr fshatrat mė tė njohura.

Si shkrimtar Sami Frashėri shkroi nė gjuhėn turke drama e romane. Vepra mė e rėndėsishme tregimtare Sami Frashėri "Besa", e botuar mė 1875 (?) e ka marrė subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq nė teatrin perandorak nė Stamboll mė 1874 (?), njė vit para se tė botohej.

Pėr popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, tė ciat i pėrmblodhi nė "Bibliotekėn e xhepit", hartoi tekste tė ndryshme, botoi antologji me pjesė tė zgjedhura nga letėrsia botėrore dhe kryesisht orientale, ai la nė dorėshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhėsisė dhe e letėrsisė.

Sami Frashėri ishte edhe njė gazetar i talentuar. Ai ka bashkėpunuar me shkrime dhe ka qenė redaktor dhe kryeredaktor nė disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mėngjezi" 1876), ku pėr njė kohė ishte kryeredaktor, "Hafta" ("Java") etj.

Nė punėn krijuese tė Sami Frashėri njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe pėrkthimet, e kryesisht ato nga frėngjishtja. Ai shquhej pėr kulturėn e tij tė gjerė nė shumė fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000 vėllime.

Pėr veprimtarinė patriotike edhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkon veprat e tij Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashėrin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar tė dilte nga shtėpia. Atdhetari i shquar i vdiq nė Stamboll.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
D34DM4N
Administrator
Administrator
D34DM4N


Numri i postimeve : 85
Age : 30
Aktiviteti :
Sami Frashri Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Sami Frashri Right_bar_bleue

Registration date : 08/07/2008

Sami Frashri Empty
MesazhTitulli: Re: Sami Frashri   Sami Frashri Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 4:27 pm

Do bohesh ni far naim frasheri i 2-t hhehehe
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://albacrack.albanianforum.net
 
Sami Frashri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sami Yusuf - Supplicaton

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albacrack :: Tema Shoqėrore :: Letėrsia-
Kėrce tek: