Tregu i sigurimeve shkon nė 50 milion euro
Tregu i sigurimeve, kryesisht tė detyrueshme, ėshtė rritur gjatė vitit 2007 me 4.3 pėr qind duke arritur shifrėn prej 50 milion eurove, treg i cili ndahet nga 6 kompani tė jashtme siguruese dhe tre kompani vendore.
Shuma e tėrėsisė sė premiumeve tė pranuara nga kompanitė e sigurimeve nė vitin 2007 ka arritur vlerėn prej 50.8 milionė euro, e cila ėshtė njė rritje vjetore prej 4.3%, thuhet nė raportin vjetor tė Bankės Qendrore tė Kosovės.
Sipas saj, veprimtaria e kompanive tė sigurimeve vazhdon tė pėrqėndrohet kryesisht tek polisat PPT, tė cilat kanė gjeneruar 68.7% tė tėrėsisė sė premiumeve tė pranuara, pėrderisa premiumet e pranuara nėpėrmjet polisave kufitare janė llogaritur pėr 20.0%.
Polisat e tjera tė sigurimeve vullnetare janė nė nivel shumė tė ulėt dhe paraqesin 11.3% tė tėrėsisė sė premiumeve tė pranuara.
Po ashtu sipas raportit tregu i sigurimeve nė Kosovė ėshtė i dominuar nga kompanitė e jashtme edhe pėr sa u pėrket mjeteve, duke paraqitur 69.7% tė tėrėsisė sė mjeteve tė kompanive tė sigurimeve.
Tregu i sigurimeve nė Kosovė kryesisht operohet nga tri kompanitė mė tė mėdha, tė cilat kanė menaxhuar 48.6% tė tėrėsisė sė mjeteve tė kompanive tė sigurimeve .
Mjetet e kompanive tė sigurimeve sipas raportit kanė arritur vlerėn prej 70.8 milionė eurosh nė vitin 2007, qė paraqet 12.5% mė shumė se nė vitin 2006.
Rritja e tyre kryesisht drejtohet nga depozitat me afat, tė cilat janė rritur pėr 38.9%, duke arritur vlerėn prej 40.6 milionė eurosh.
Rritja e kėtyre mjeteve ėshtė financuar kryesisht nga ekuiteti i aksionarėve, i cili ka regjistruar njė rritje vjetore prej 15.6% nė vėllim.