albacrack
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro

Shko poshtė 
AutoriMesazh
AlBa-Boy
Anėtar i ri
AlBa-Boy


Numri i postimeve : 100
Aktiviteti :
Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro Right_bar_bleue

Registration date : 15/07/2008

Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro Empty
MesazhTitulli: Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro   Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro Icon_minitimeWed Jul 16, 2008 6:12 pm

Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro F.0715062658477_m

Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro
Sektori bankar i Kosovės mbetet shumė i koncentruar dhe vetėm tre banka kontrollojnė pothuajse shumicėn e parave tė qytetarėve dhe institucioneve kosovare. Kėto banka janė “Procredit Bank”, “Raiffeisen Bank” dhe "NLB Banka- Prishtina".Banka Qendrore e Kosovės ka theksuar pėr herė tė parė se kėto banka mund tė kenė vendosur monopol sidomos pė sa i pėrket normave tė interesit pėr kreditė bankare.
“Kjo ėshtė treguar nėpėrmjet pjesėmarrjes nė treg tė tre bankave mė tė mėdha , tė cilat pėrbėjnė 83.3% tė tėrėsisė sė mjeteve tė sektorit bankar nė vitin 2007. Koncentrimi i lartė nė sektorin bankar ėshtė treguar gjithashtu nėpėrmjet Indeksit Herfindahl-Hirschman (IHH). Norma e koncentrimit nė sektorin bankar tė Kosovės ėshtė rritur qė nga viti 2004. Pėr shkak tė shkallės sė lartė tė koncentrimit, bankat e mėdha mund tė kenė ushtruar fuqi monopol, e cila deri nė njė masė mund tė rezultojė nė norma mė tė larta mbi kreditė”, thuhet nė raportin vjetor tė Bankės Qendrore tė Kosovės.

Paratė nė sektorin bankar arritėn nė 2007 vlerėn prej 1.4 miliard euro nė vitin 2007, qė ėshtė njė rritje prej 23.5% krahasuar me vitin 2006. Nga tėrėsia e kredive tė lėshuar nga sektori bankar, 22.5% janė pranuar nga ekonomitė familjare, njė pjesėmarrje qė ka qenė konstante gjatė kohės.

Megjithatė, pjesėmarrja e huadhėnies sė ekonomive familjare ndaj kredive totale tė sektorit bankar nė Kosovė ėshtė mė e ulėt se nė shtetet e tjera nė rajon, ku pjesėmarrja mesatare e kredive tė ekonomive shtėpiake ndaj tėrėsisė sė kredive qėndroi nė 41.9% nė vitin 2006.

“ Shkalla e ulėt e kredive ndaj ekonomive shtėpiake ėshtė kryesisht si pasojė e normės sė lartė tė papunėsisė dhe pagave tė ulėta. Veē kėsaj, shkalla e lartė e papunėsisė sė paregjistruar mund tė paraqesė njė faktor dekurajues pėr huadhėniet ndaj ekonomive shtėpiake, sepse mbron huamarrėsit potencialė nga pėrmbushja e njė ndėr kushteve kryesore pėr marrje tė kredisė, e cila ėshtė marrja e tė ardhurave nėpėrmjet sektorit bankar”, thekson raporti.

Pjesa mė e madhe e kredive tė sektorit bankar i ėshtė lėshuar KJF-ve, tė cilėt kanė absorbuar 77.5% tė tėrėsisė sė kredive. Struktura e kredive tė KJF-ve mbetet e qėndrueshme, ku sektorit tregtar i ėshtė dhėnė pjesa mė e madhe e kredive, tė cilat janė llogaritur pėr 58.5% tė tėrėsisė sė kredive tė lėshuara pėr KJF-tė.

“Kjo pasqyron mbėshtetjen e madhe tė ekonomisė sė Kosovės ndaj tregtisė. Pjesa e kredive tė lėshuara pėr sektorin e bujqėsisė qėndroi nė 3.9% tė tėrėsisė sė kredive tė KJF-ve, e cila ėshtė pėr 0.5 pp mė e madhe se nė vitin 2006. Kurse kreditė e lėshuara pėr sektorin e prodhimtarisė regjistruan njė rėnie prej 90 pikė bazė nė krahasim me vitin paraprak. Kreditė ndaj sektorit tė minimit dhe ndėrtimit nuk pėsuan asnjė ndryshim tė rėndėsishėm, duke qėndruar nė 0.1% pėrkatėsisht 0.7% tė tėrėsisė sė kredive”.

Edhe pėr sa i pėrket fitimeve ,bankat nė Kosovė kanė gjeneruar njė fitim tė konsiderushėm, pasi sektori bankar i Kosovės pėrmbylli vitin 2007 me neto fitimin prej 33.8 milionė eurosh.

“Fitimi i realizuar nė vitin 2007 paraqet njė rritje vjetore prej 67.7%, e cila ėshtė kryesisht pėr shkak tė tė hyrave tė sektorit bankar, tė cilat janė rritur mė shpejt se sa shpenzimet. Fitimi i lartė dhe i qėndrueshėm gjenerohet kryesisht nga rritja e vazhdueshme e aktiviteteve tė huadhėnies dhe pėrhapjes sė normave tė larta tė interesit qė qėndron nė sektorin bankar tė Kosovės. Viti 2007 ishte fitimprurės pėr tė gjitha bankat nė Kosovė, pėrveē njė banke, e cila pėrmbylli vitin me njė humbje mesatare. Fitimi i pranuar nga sektori bankar gjatė vitit 2007 arriti vlerėn prej 157.4 milionė euro, e cila ėshtė pėr 38.1% mė e lartė se nė vitin 2006”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Tre banka kontrollojnė paratė e kosovarėve, fituan 34 milion euro
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albacrack :: Tema Shoqėrore :: Ekonomia dhe Biznesi-
Kėrce tek: