albacrack
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Letrsia Moderne

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Alkatos
Anėtar i ri
avatar


Numri i postimeve : 13
Aktiviteti :
Letrsia Moderne Left_bar_bleue1 / 1001 / 100Letrsia Moderne Right_bar_bleue

Registration date : 29/06/2008

Letrsia Moderne Empty
MesazhTitulli: Letrsia Moderne   Letrsia Moderne Icon_minitimeThu Jul 24, 2008 12:37 pm

Letėrsia e Moderne


















Hyrje
Pas Luftės sė Dytė Botėrore letėrsia shqiptare eci nė njė rrugė mjaft tė vėshtirė e komplekse. Karakteristikė kryesore e kėsaj periudhe ėshtė shkėputja jo e natyrshme e letėrsisė nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishėm, po ashtu jo i natyrshėm, qė ushtroi mbi tė pėrvoja krijuese e metodės sė realizmit socialist. Veēoria tjetėr, mbase mė e rėndėsishme dhe me pasoja mė tė rėnda, ėshtė se letėrsia shqiptare do tė zhvillohej e ndarė nga njė kufi politik brutal dhe kufizimet e njė regjimi diktatorial. Kėshtu do tė kemi: letėrsi tė zhvilluar brenda kufirit tė shtetit shqiptar; tė shqiptarėve nė pėrbėrje tė ish Jugosllavisė, kryesisht nė Kosovė dhe nė Maqedoni, si dhe tė shqiptarėve tė diasporės.
Kėto karakteristika ndikuan fuqishėm nė rrjedhėn e letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi, si dhe nė fizionominė, strukturėn artistike apo frymėzimin tematik tė saj. Gjatė katėr dhjetėvjetėshave tė parė tė shekullit XX e sidomos gjatė viteve '20 e '30 letėrsia shqiptare pari njė zhvillim tė hovshėm dhe tė gjithanshėm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare tė botuara, tė cilat u ngritėn nė njė shkallė mė cilėsore artistike, duke krijuar premisat pėr njė komunikim mė tė afėrt me pėrvojat e pėrgjithshme letrare nė Evropė. Pėrmes shkrimtarėve tė talentuar, tė shkolluar nėpėr qendra tė ndryshme tė Evropės, nė letėrsinė shqiptare filloi tė depėrtojė fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmėrive tė reja krijuese letrare tė kohės. Siē dihet, gjatė kėtij harku kohor shkrimtarė tė mėdhenj tė letėrsisė shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shėnuan disa nga kulmet mė tė larta tė letėrsisė shqiptare, nė llojet dhe zhanret e gjinive tė ndryshme. Nė kėtė kontekst letrar llojet e gjinisė lirike do tė jenė ato qė pėrparojnė, por njė hov tė dukshėm do tė marrin
edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritė letrare.


Krejt ky fluks i pasur krijuesish tė talentuar tė moshave tė ndryshme, tė nxitur dhe tė mbėshtetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave tė ndryshme, do tė vazhdojė, thuajse po me kėtė ritėm dhe gjatė pjesės sė parė tė viteve '40.
Pėr ēudi, jehona e hovit tė tillė krijues nuk u ndėrpre menjėherė pas pėrmbysjes sė pushtimit nazist dhe vendosjes sė pushtetit komunist. Pati njė tolerancė gjatė ditėve tė para tė pushtetit tė ri ndaj frymės sė lirė, liberale nė krijimtarinė artistike, e cila do tė vazhdojė ta ketė kėtė fat edhe pėr dy-tre vjet. Por siē dihet, tanimė nuk ishte mė ai rreth individualitetesh tė jashtėzakonshėm krijuesish tė viteve'30. Noli e Koliqi do tė vazhdojnė tė krijojnė nėpėr Evropė e Amerikė, por tė shkėputur totalisht nga letėrsia nė Shqipėri dhe pa kurrfarė ndikimi mbi tė. Lasgushi kishte pushuar sė krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin mė. Nga ky rreth kolosėsh tė letėrsisė shqiptare, vetėm Kuteli do vazhdojė tė jetė vazhdimi i natyrshėm i letėrsisė sė Pasluftės duke botuar sa herė i hiqej ēensura. Do tė vazhdojnė fare ndryshe krijimtarinė e nisur qė mė parė: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitėr Shuteriqi etj. Nga poetėt qė krijuan nė vitet e para tė ēlirimit dhe qė krijimtaria e tyre pati jehonėn e entuziazmit kolektiv tė kėtyre viteve, janė: Aleks Ēaēi, Luan Qafėzezi, Llazar Siliqi etj.
Kėshtu, pas luftės dhe gjatė viteve '50 do tė duket qartė orientimi i ri nė fushėn e letėrsisė shqiptare, si nė rrafshin tematik, dhe nė atė tė pėrvojave dhe tė metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letėrsia u pėrqėndrua kryesisht, nė jehonėn e lirisė sė fituar nga Lufta Nacionalēlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botės reale u reduktua kryesisht nė bardhė e zi. Si pėrvojė shkrimi, veprat letrare tė kėsaj periudhe shpesh do tė qėndrojnė ndėrmjet gjuhės sė rrėfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht kėtė vulė proceduese kanė romanet e para gjatė viteve '50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, qė do ta pėrkrahte kėtė
letėrsi.
Nga fundi i viteve '50, e sidomos me fillimin e viteve '60, pra pas njė dekade e gjysmė qė nga ēlirimi, do tė bėhen hapat e parė pėr ta nxjerrė nga ky shabllon letėrsinė shqiptare. Nė kėtė kontekst duhet pėrmendur, pikėrish viti 1958, kur Petro Marko do tė botojė romanin e tij tė parė "Hasta la Vista", qė sjell njė tjetėr tematikė nė romanin shqiptar, njė tjetėr frymė dhe ndjeshmėri nė paraqitjen e personazheve (tanėt dhe tė huajt). Dy vjet mė vonė ai do tė botoiė dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje pėr tė shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1962), qė, shtegun e paralajmėruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejė nė njė nivel ndėrkombėtar.
Pas romaneve tė dy autorėve tė pėrmendur, gjatė viteve '60, Jakov Xoxa do tė botojė romanin "Lumi i vdekur" qė, nga njė aspekt tjetėr procedura, do tė konsolidojė prirjen e romaneve shqiptarė, pėr tė kėrkuar rrugė tė reja nė paraqitjen e botės shqiptare. Pas Jakov Xoxės do tė paraqitet Dritėro Agolli me njė seri romanesh, Dhimitėr Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skėnder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndėrsa majėn e poezisė lirike do ta zenė Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritėro Agolli, tė cilėt do tė ēelin njė rrugė tė mbarė dhe pėr njė brez poetėsh tė rinj tė talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letrsia Moderne
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letrsia e Rilindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
albacrack :: Tema Shoqėrore :: Letėrsia-
Kėrce tek: